700 kg kanabis, arrestohet në Greqi i riu nga Shqipëria
Një 28-vjeçar me origjinë nga Shqipëria është arrestuar nga policia vendase në Folorina, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar që nga viti 2017 për trafikim droge.

Urdhri i arrestimit ishte dhënë nga Gjykata Penale e Tiranës për trafikimin e më shumë se 700 kg kanabis në portin e Durrësit me anë të një kamioni që nisej për Itali.

Tashmë i arrestuari do të procedohet në Prokurorinë e Apelit të Maqedonisë dhe më pas pritet të ekstradohet drejt Tiranës për tu përballur me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.
Shtuar më 12/08/2019, ora 08:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori