"700 Forca Speciale në protestë", gazetari zbulon urdhrin e prerë që ka marrë Garda
Gazetari i njohur i kronikës, Artan Hoxha, ka zbuluar detaje të tjera nga masat e policisë për protestën e sotme , si dhe urdhërin e prerë që ka marrë Garda e Republikës,

Hoxha tha në emisionin “Java” në RTSH, se në rreshtin e parë të protestës do të qëndrojnë policie femra, të paarmatosura, ndërsa Garda e Republikës ka marrë urdhër që të mos shfaqet.

“Në rreshtin e parë të protestës do të jenë kordonë me policie femra të paarmatosura. Gjithashtu i është kërkuar në mënyrë kategorike Gardës së Republikës që të mos shfaqet. Ngaqë garada është e armatosur shfaqja e saj do të krijonte tensione”, – tha ndër të tjera Artan Hoxha.

Sipas tij, gjatë kësaj proteste do të jenë në gatishmëri rreth 700 trupa të Forcave Speciale, të cilat do të reagojnë vetëm nëse situata del jashtë kontrolli.
Shtuar më 16/02/2019, ora 10:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori