E FUNDIT/ Fituan 3.7 milion euro nga kreditë, arrestohen 7 persona në Tiranë
70 vjeçarja ankohet në polici pasi e dhunoi ish dhëndri
Një 70 vjeçare i është drejtuar rajonit të policisë, pas dhunës së ushtruar nga ish dhëndri. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje, ndërsa për të është plotësuar dje urdhëri i mbrojtjes.

Dje rreth orës 15:30, në ambientet e policisë së Durrësit u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdherit të mbrojtjes së menjëhershme për K.B.

E moshuara është rrëfyer në polici se ish dhëndri i saj, 38 vjeçari me inicialet P.D., ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike mbi të. Lidhur me këtë ngjarje, materialet hetimore i kanë kaluar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. /albeu.com/
Shtuar më 09/01/2015, ora 12:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori