70-vjeçari shpall vdekjen që ta vizitojnë të afërmit
Një 70-vjeçar nga Kruja për të sfiduar vetminë dhe braktisjen, vendos të shpallet vetë i vdekur vetëm e vetëm që të afërmit e tij ta kujtonin e ta vizitonin. Kjo, pasi prej vitesh, harresa dhe vetmia ishin bashkëudhëtarët e vetëm në jetën e tij, deri sa vendosi të kthehet nga emigracioni në vendlindje.

"A1 Report!" sjell dramën e Hajdar Liles cili afishoi vdekjen e tij në mur, një ditë pasi mbushi plot 70 vjeç. Në këtë përvjetor ai vendosi t'i dhurojë vetes një ceremoni të rreme mortore, vetëm e vetëm që të ribashkohet edhe një herë si në kohët e vjetra me të afërmit e tij.Lila tregon se në kohën kur kishte gjendje të mirë ekonomike, pasi punonte si emigrant në Kanada, i kujtonte me para dhe dhurata të gjithë miqtë e të afërmit, ndërsa kur u kthye në Shqipëri, realiteti që e priste ishte zhgënjyes. 70-vjeçari tha se ka bërë gati edhe varrin e tij, prej 22 vjetësh madje, me synimin që në ceremoninë e vërtetë mortore të mos marrë pjesë askush, përveç bashkëshortes së tij dhe varrëmihësit.
Shtuar më 09/09/2013, ora 18:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori