Shkoi për të
mbushur ujë, por nuk u
kthye më. Ky ishte fati tragjik i një 70
vjeçari, i cili ka humbur kontaktet me familjarët e tij prej mbrëmjes së djeshme.
Të
afërmit e të moshuarit nga Shkodra dyshojnë se ai është mbytur në lumin Buna. Këto dyshime përforcohen nga gjetja e kapuçit të tij në breg të lumit, pranë fshatit Darragjat.
Të
afërmit e tij shprehen se Filip Shllaku, 70 vjeç, kishte shkuar për të
mbushur ujë, por nuk është kthyer më. /albeu.com/
Shtuar më 11/01/2017,
ora 17:44