70 raste të reja të diagnostikuara me AIDS
Në periudhën Janar–Nëntor 2012 në Shqipëri janë identifikuar 70 raste të reja të diagnostikuara me HIV /AIDS, duke e çuar shifrën totale të rasteve të të prekurve nga HIV/AIDS në vendin tonë në 555 raste.
Gjatë një konference për shtyp ministri i Shëndetsisë, Vangjel Tavo u shpreh se në vendin tonë, pavarësisht prevalencës akoma të ulët dhe numrit te ulët të fëmijeve HIV pozitiv, ata përbëjnë një problem shëndetësor dhe shoqëror të rëndësishëm.

Femrat zënë 30% të rasteve dhe kjo përqindje ka mbetur e pandryshuar vitet e fundit. Transmetimi seksual mbetet rruga kryesore e transmetimit të infeksionit (93% e rasteve). Transmetimi nga nëna tek fëmija përbën 4% të rasteve dhe transmetimi nëpërmjet gjakut përbën 3% të rasteve në total. /albeu.com/
Shtuar më 30/11/2012, ora 16:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori