7 të arrestuar për trafik droge, ja kapot dhe transportuesit
Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtoritë Vendore të Policisë Durrës, Fier dhe Vlorë, nën koordinimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, në datën 10.06.2016, ka finalizuar me sukses operacionin “QUARANTA”, në kuadër të procedimit penal nr.172/2013, duke arrestuar shtetasit e mëposhtëm;

1. Petro (Abedin) KUCI, 47 vjeç, banues në Stiar, Delvinë. (Organizator)
2. Arben KANINA, 44 vjeç, banues në Delvinë. (Organizator)
3. Mirel ADEMI, 31 vjeç, banues në Delvinë. (Transportues)
4. Artur SHUKULLI, 42 vjeç, banues në Delvinë. (Transportues)
5. Donald (QOSJA) SHANDRO, 36 vjeç, banues në Lushnje. (Organizator)
6. Bledar MURATI, 29 vjeç, banues në Durrës. (Transportues)
7. Xhovan SARAÇI, 30 vjeç, banues në Durrës. (Transportues)

Proçedimi penal numër 172, është regjistruar pranë Prokurorisë për Krime të Rënda në shtator të vitit 2013.

Hetimi ka pasur një shtrirje kohore rreth tre vjeçare, kohë gjatë së cilës janë sekuestruar në vendin tonë dhe në Zvicër në disa raste 85 kg e 900 gr lëndë narkotike e llojit kanabis sativa, në datën 05.10.2013, në Tiranë. 670.135 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa në datën 29.04.2014, në Sarandë, në Pyllin e Gështenjave në afersi te vendit të quajtur Bushnec. 60 gram lëndë narkotike e llojit Kokainë, në datën 06.06.2014, në Kavajë dhe Fier. 6 kg e 900 gr lëndë narkotike e llojit Heroinë, gjatë viteve 2013 dhe 2014 në Zvicër. 1.5 kg lëndë narkotike e llojit Kokainë, në Zvicër gjatë vitit 2014.

Në kuadër të këtij procedimi janë arrestuar gjithsej në vendin tonë dhe në Zvicër 16 shtetas, nga të cilët 3 në Zvicër dhe 13 në vendin tonë.

Shtetasit e arrestuar në vendin tonë ishin pjesë e tre grupeve kriminale që operonin në Tiranë, Durrës, Fier, Gjirokastër dhe Sarandë.

Lënda narkotike kryesisht sigurohej në Lazarat dhe në malësinë e Vlorës. Më pas transportohej me mushka, grumbullohej në zonën e pyllëzuar të Delvinës ose në shtëpi të pa banuara dhe trafikohej drejt Greqisë ose Italisë.

Po bashkëpunohet me partnerët e vendeve të tranzitit dhe destinacionit të lëndëve narkotike, me qëllim shkëmbimin e informacionit dhe materialeve proceduriale, që dokumentojnë me prova ligjore aktivitetin kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike. /albeu.com/


Shtuar më 11/06/2016, ora 12:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori