7 orë takim "kokë më kokë", përfundon mbledhja e anëtarëve të Këshillit Politik me ndërkombëtarët
Ka përfunduar takimi i ambasadorëve të SHBA, BE, OSBE dhe të Britanisë së Madhe me anëtarë të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Mësohet se takimi ka zgjatur për më shumë se 7 orë, ndërsa ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka njoftuar se do të dalë në një konferencë për mediat.

Këshilli Politik i Reformës Zgjedhore dështoi që të mbyllte draftin konsensual brenda 31 majit, ashtu siç kishin premtuar vetë më herët, por duket se punë për arritjen e një dakordësie mes palëve do të vijojë.

Shtuar më 02/06/2020, ora 19:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori