7 muaj pa rroga, naftëtarët ngrihen në protestë
Disa punonjës të Uzinës së Përpunimit të Naftës në Fier, u mblodhën përpara prefekturës në një protestë.

Ata kërkojnë pagat e prapambetura, të 7 muajve punë.

Punonjësit shprehen se Uzina nuk u ka paguar as sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për 18 muaj rresht.

Protestuesit kërkojnë të zbatohet statusi i naftëtarit, ndërsa thonë se deri tani drejtues të Uzinës, i kanë mbajtur me shpresa se do të rifillojnë punë. Pjesa më e madhe e tyre janë gra kryefamiljare.

Shtuar më 04/06/2018, ora 12:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori