7 mijë euro ryshfet, arrestohen dy inspektorët tatimorë në Fier
Policia ka arrestuar dy inspektorë pasi dyshohet se kanë marrë një ryshfet prej 7 mijë eurosh nga një biznes lokal.

Të arrestuarit janë Asqeri Tahiraj, 55 vjeç, dhe Florjan Zhaka, 35 vjeç, që të dy banues në Fier.

Tahiraj dhe Zhaka janë zbuluar nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në të Policisë Fier.

Arrestimi i dy të sipërpërmendurve me detyrë Inspektorë Tatimorë u bë pasi i kanë kërkuar dhe zhvatur 7 mijë euro një subjekti tregtar me qëllim shmangien e sanksioneve tatimore. /albeu.com/
Shtuar më 10/01/2018, ora 10:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori