7 Marsi, Berisha dhe Rama në Korçë
Kryeministri Sali Berisha dhe kreu i opozitës Edi Rama do të jenë sot në qytetin e Korçës me rastin e fëstës së 7 Marsit, festës së mësuesit. Berisha do të nisë aktivitetin e tij rreth orës 10:00 nga shkolla “Eqerem Çabej” e këtij qyteti e më pas do të vijojë me pjesëmarrjen në koncertin festiv në teatrin “Andon Zako Çajupi”.


Axhenda vijon mandej me vizitën në Muzeun e Arsimit Kombëtar, siç quhet ndryshe Mësonjëtorja e parë shqipe dhe në fund pjesëmarrja në konferencën jubilare në universitetin “Fan Noli”.

Ndërsa Rama do të vizitojë shkollën e parë, e cila është hapur pikërisht në 7 mars 1887. Më pas, axhenda e tij vijon me vizitën në një familje arsimtarësh e në fund është menduar edhe nga bashkia e këtij qyteti një takim-kokteil, me mësues e mësuese, për nder të ditës së tyre.

Dy kundërshtarët politikë kanë mënduar mirë që axhenda e tyre të mos ketë përplasje mes tyre duke evituar edhe takimet me njëri-tjetrin. /albeu.com/
Shtuar më 07/03/2012, ora 09:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori