7 emigrantë kapen në Kapshticë
Shtatë emigrantë janë kapur nga policia në Kapshticë, pasi po tentonin që të futeshin ilegalisht nga Greqia në Shqipëri.

Emigrantët ishin me origjinë nga Siria, Palestina dhe Maroku. Ata janë kapur në kufirin e gjelbër, ndërsa pas marrjes së deklaratave janë dërguar në qendrën e azilkërkuesve në Tiranë.

Numri i emigrantëve të paligjshëm që përdorin Shqipërinë për të shkuar më pas në vendet e Bashkimit Europian për azil ka pësuar një rritje muajve të fundit.
/albeu.com/
Shtuar më 19/04/2019, ora 16:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori