69% e shqiptarëve "po" korrupsionit në qeveri e biznes
Pëlqej
Organizata e sondazheve Gallup e cila ka kryer së fundi një testim mbi varfërinë, korrupsionin dhe emigrimin në Ballkan, thotë se Shqipëria ka përqindjen më të ulët të perceptimit të korrupsionit në rajon, edhe pse janë të shumtë shtetasit që i janë përgjigjur me po, pyetjes nëse kanë dhënë ryshfet.

Andrzej Pyrkal, përfaqësues i Gallup, tha për BBC-në, pasi u pyet për perceptimin e korrupsionit tek qeveria dhe bizneset, se tradicionalisht kjo përqindje është shumë e lartë në gjithë ballkanin perëndimor.

“Ne bëjmë një pyetje shumë të përgjithshme: a mendoni se korrupsioni është i përhapur? Dhe pastaj pyesim si për botën e biznesit, ashtu dhe për qeveritë. Numri i atyre që thonë se qeveria është e korruptuar është shumë i madh. Në Shqipëri, që ka një nga përqindjet më të vogla, është 69 përqind dhe në Kosovë, Kroaci e Bosnjë Hercegovinë është mbi 85 përqind”, tha përfaqësuesi i Gallup.
Shtuar më 16/11/2010, ora 18:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori