675 vende pune të lira në Administratë, ja profesionet që kërkohen dhe si të aplikoni
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Ministrja e Inovacionit Milena Harito nga Fakulteti i Drejtësisë në Tiranë deklaroi se janë 675 vende vakante pune në nivel specialistësh në Administratë.

“675 vende vakante janë të hapura në nivelin bazë, pra në nivel specialistësh, që do të thotë këto vende pune janë të hapura për të gjithë ju.

Ndaj kemi nxitur gjatë këtyre kohëve sistemin e praktikave. Kemi ndërmarrë një sistem praktikash në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies Sociale.

Kjo praktikë njihet si eksperiencë kur është e regjistruar pranë DAP”. Në dy vite kemi pasur 55 mijë kandidatura që e kanë testuar procesin. Ejani testojeni edhe ju”,-tha Harito.

Aplikimet bëhen online nëpërmjet faqes zyrtare të Departamentit të Administratës Publike.

Në faqen zyrtare mund të gjeni të gjitha aplikimet për punë si dhe udhëzimet se si aplikohet.

Gjithashtu bëhet e ditur se përgjithësisht punonjësit kërkohen nga 20 fusha të ndryshme për të cilat do të ketë procedura aplikimi si Shkenca Ekonomike , Kompjuterike, Juridike. Sociale , Shoqërore, Biologjike, Edukimi, Mjedisore, Inxhinierike, Agronomi, Arkitekture, Arkeologji & Restaurime, Mësuesi, HistoriFilologji, Veterinari, Kimi, Arte të Bukura, etj.
/albeu.com/

Shtuar më 17/02/2017, ora 17:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 

"Lumturi dhe krenari, mes arbëreshevë që ruajtën gjuhën dhe kulturën për më shumë se 5 shekuj dhe me fëmijë Të mrekulluëshëm!" {Lorik Cana}