Aksident i rëndë në aksin Tepelenë – Gjirokastër, dy të lënduar

Foto ilustruese

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Tepelenë – Gjirokastër, saktësisht në vendin e quajtur “Subash”.

Sipas informacioneve në aksident janë përfshirë tre makina, një “Ford”, një “Audi” dhe një “Volsvagen” ndërsa bëhet me dije se ka të lënduar.

Të lënduarit janë shoferi i “Fordit” dhe pasagjerja që ndodhej në këtë mjet.

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 19:40, në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Kthesa e Subashit”, janë përfshirë në aksident rrugor automjetet tip “Audi”, “Volkswagen” dhe “Ford”, automjeti tip “Ford” pas përplasjes ka dalë nga rruga.

Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Ford” dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, të cilët u transportuan për në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. /albeu.com