6.2 kg drogë në qeset e plehrave, kapet në flagrancë shqiptari
Pëlqej
Një shqiptar ka përfunduar në pranga pasi është arrestuar në Itali në kuadër të një operacioni anti-drogë në Livorno.

Në pranga ka përfunduar shqiptari Vlash Isufaj, 37 vjeç dhe nigeriani Lucky Okonoboh, 33 vjeç, pasi u kapën duke transportuar lëndë narkotike të fshehur në qeset e zeza që përdoren për plehra.

Shqiptari është ndjekur nga karabinierët, teksa ai zbret nga makina dhe futet në një apartament ku jetonte nigeriani.

Policia ka ndërhyrë duke arrestuar në flagrancë dy trafikantët dhe sekuestroi 6.2 kg marijuanë të fshehur në qeset e zeza, njoftojnë mediat italiane.

kuadërkëtij operacioni, në 15 janar të këtij muaji, policia italiane arrestoi edhe dy shqiptarët e tjerë Mariglen Sheraj dhe Andi Hoxhaj të cilët janë pjesë e së njëjtës bandë.
Shtuar më 19/01/2018, ora 17:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori