Prokuroria për Krimet e Rënda i kërkon gjykatës të caktojë masën e sigurisë arrest me burg në mungesë për
Arbër Çekajn, pronar e firmës "
Arbri Garden".
Arbër Çekaj është pronari i kontenierit ku u kapën 613 kilogramë kokainë kolumbiane.
Por Çekaj është arratisur pak ditë para se të ndodhte kapja e
kokainës, ndërkohë ai ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me ngarkesën e
kokainës.
Sipas statistikave të tregtisë globale që analizohen nga kompania Panjiva me seli në Nju Jork, "
Arbri Garden" ka marrë në dorëzim 97 dërgesa nga vendet e Amerikës Latine. /albeu.com/
Shtuar më 07/03/2018,
ora 15:37