613 kg kokainë, Ministria e Drejtësisë dorëzon kërkesën për ekstradimin e Çekajt
Arbër Çekaj, pronar i kompanisë "Arbri Graden" ku u gjetën 613 kg kokainë, është arrestuar në Gjermani.

Çekaj vazhdon të jetë në Gjermani pavarësisht se çështja e tij në Shqipëri është një ndër çështjet më delikate.

Mësohet se Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka dërguar një kërkesë Ministrisë së Drejtësisë që kjo e fundit të vihet në lëvizje për nisjen e procedurave për të kërkuar ekstradimin e Arbër Çekajt.

Ndërkohë, Ministria e Drejtësisë bëri me dije se i ka dërguar autoriteteve gjermane kërkesën për ekstradim për Arbër Çekajn.

Çekaj do të përballet me akuzat për trafik droge, ndërkohë që gjykata ka caktuar ndaj tij masën "arrest me burg" në mungesë. /albeu.com/
Shtuar më 14/05/2018, ora 20:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori