613 kg kokainë, Gjermania nis hetimet për Arbër Çekajn
Shteti gjerman ka nisur zyrtarisht hetimet për pronarin e kompanisë "Arbri Garden" pasi në të u kapën muaj më parë plot 613 kg kokainë.

Arber Çekaj, pronari i magazinës ku u kap kontenieri me 613 kg kokainë në Maminas të Durrësit në fillim të këtij viti do të vijojë të mbahet nga autoritetet gjermane.

Gjermania ka nisur një hetim ndaj tij, pasi dyshohet se kompania e tij “Arbri Garden” është e përfshirë edhe atje në aktivitetet kriminale.

Lajmi është konfirmuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, por nuk ka dhënë detaje nëse biznesmeni po hetohet për rastin e kokainës së kapur në Durrës, apo për raste të tjera. /albeu.com/


Shtuar më 28/08/2018, ora 13:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori