61 ditë në luftë me koronavirusin, deputeti bën dedikimin emocionues për bashkëshorten (FOTO LAJM)

Deputeti Andi Përmeti, ka arritur të mposhtë koronavirusin pas 61 ditësh të vështira. Së fundm, deputeti shkruan në profilin e tij në Facebook, se guximi dhe shpresa për të ishte bashkëshortja e cila i ka qëndruar pranë çdo ditë, duke “i thënë gënjeshtra të bardha”, lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.

Fjalët emocionuese të deputetit vijnë në ditën e lindjes së bashkëshortes së tij, ku ndër të tjera shprehet:

“Ti i’a dole mes ankthit dhe frikes te me mbaje me shprese, qe asgje e keqe s’do te me ndodhte dhe une e fitova betejen time i mbushur me guxim nga shpresa qe ti me jepje perdite duke me qendruar prane!

Fitorja e betejes ishte e imja po aq sa e jotja. Se bashku i’a dolem.

Tashme mund te festojme! Gezuar!”

Mesazhi i plotë:

Tashme mund te festojme!

Gezuar ditelindjen Fjona! U befsh 100 vjec!Tashme mund te festojme, jo vetem ditelindjen tende por edhe fitimin e betejes 61 ditore ndaj Covid-19.

Nje beteje e luftuar dhe e fituar nga te dy. Perdite, prane meje, duke me mbushur me buzeqeshje dhe genjeshtra te bardha se sa mire isha dhe se sa po permiresohesha ndersa maska dhe veshja anti-Covid te mbulonin friken e ndonje lajmi te kobshem qe mund te merrje nga momenti ne moment.

Ti i’a dole mes ankthit dhe frikes te me mbaje me shprese, qe asgje e keqe s’do te me ndodhte dhe une e fitova betejen time i mbushur me guxim nga shpresa qe ti me jepje perdite duke me qendruar prane!

Fitorja e betejes ishte e imja po aq sa e jotja. Se bashku i’a dolem.

Tashme mund te festojme! Gezuar!
Shtuar më 29/12/2020, ora 11:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori