Benzema nuk “lëviz” nga sezoni i kaluar, shikoni super golin ndaj Club America (VIDEO)

Karim Benzema iu bashkua Real Madridin, vetëm kur këta të fundit udhëtuan drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të nisur parasezonin dhe këtë e bëri duke i marrë leje klubit për të zgjatur pushimet.

I bashkuar me vonesë, Benzema nuk ishte pjesë e skuadrës në “El Clasicon” ndaj Barcelonës, të cilën “galaktikët” e humbin minimalisht 1-0.

Kondicioni i tij fizik po rritet çdo ditë dhe tanimë duket se është rikthyer në formën që gëzonte sezonin e kaluar.

Francezi e nisi nga minuta e parë ndja Club America dhe luajti vetëm 45 minuta, në një ndeshje që u mbyll në barazim 2-2.

“9” i Real Madridit do të shënonte golin e barazimit në minutën e 22 të takimit, ku pas një kombinimi fantastik me Asension, lëshon një goditje “therëse” nga jashtë zone për të përfunduar topin në rrjetë.

Benzema e mbylli një super sezon dhe është kandidati kryesor për fitimin e “Topit të Artë” këtë sezon që do të jepet në muajin tetor./albeu.com