60 nxënës përfunduan në spital: Në gjimnazin "Janaq Kilica" u përdor spraj kundër arinjve
60 nxënës të gjimnazit “Janaq Kilica” në Fier përfunduan me shenja helmimi dje në spital duke shkaktuar alarm në të gjithë qytetin.

Pasi mësuan këtë fakt, dhjetra prindër shkuan në ambientet e shkollës">shkollës duke i kërkuar llogari drejtuesve për çfarë po ndodhte.

Sipas tyre, kjo është hera e dytë brenda javës që nxënësit helmohen në këtë mënyrë në shkollë dhe situata është tepër alarmante.

Një helmim i ngjashëm, por duke prekur një numër më të vogël nxënësish ka ndodhur edhe një javë më parë në gjimnazin “Janaq Kilica” në Fier.

Policia ka shoqëruar dy nxënësshkollës">shkollës me akuzën se ishin ata që hodhën lëndën helmuese në ambientet e shkollës">shkollës.

Abcnews.al ka siguruar ekskluzivisht dëshminë e njërit prej tyre duke zbardhur gjithçka ka ndodhur në lidhje me helmimin e konsideruar si të mistershëm në këtë shkollë.

Në dëshminë e tij, njëri nga nxënësit është shprehur se kanë përdorur një spraj për t’u mbrojtur nga kafshët e egra në mal. Spraji në fjalë përdoret nga alpinistët dhe gjahtarët me qëllim mbrojtjen në rast se sulmohen nga kafshët e egra, kryesisht arinjtë.

I riu ka deklaruar se sprajin e kishte blerë në njërin prej dyqaneve të shitjes së armëve të gjahut në zonë dhe e kanë përdorur dy herë duke shkaktuar probleme të mëdha tek nxënësit e tjerë.

Tek e njëjta shkolla ka patur sërish probleme sot, ku disas nxënës janë ndjerë keq duke bërë që të rikthehen autoambulancat. Kjo ka alarmuar prindërit, të cilët kanë shkuar në shkollë duke i kërkuar llogari drejtuesve për masat e sigurisë që mungojnë.
Shtuar më 05/03/2020, ora 10:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori