60 minuta në pyetje, Ristani flet pas daljes nga prokuroria
Arben Ristani është paraqitur pranë organit të akuzës 24 orë pas thirrjes.

Ai qendroi 60 minuta brenda në prokurori duke iu përgjigjur pyetjeve të prokurorëve.

Pas daljes, në një deklaratë për mediat Ristani u shpreh se kishte kërkuar provat nga kjo dosje, dhe nuk i ishte dhënë asnjë. Ai tha se ky është një proces i nxitur politikisht dhe se nuk kishte asnjë dokument me firmën e tij për dhënie apo marrje pagesash.

“U paraqita me ftesë të prokurorisë duke më marrë në pozicionin e të pandehurit. U kërkova të më njohin me provat e dosjes, dhe nuk ka asnjë provë. Nuk kam asnjë dokumentacion me firmë të nxjerrë nga PD apo zyra ime që të ketë të bëjë me dhënie a marrje pagesash.

Nuk kam pasur as kuriozitet për tu marrë me këtë pune, dhe nuk kam as dijeni, mund t’ju konfirmoj se çështja është e nxitur politikisht për të bërë pis PD dhe mua si ish titullar i kësaj partie. Në këto kushte, e gjithë çështja ka tjetër qëllim. Nuk më njohën me asnjë dokument, janë duke fluturuar në ajër. Erdha një ditë pas thirrjes sepse kështu e vlerësova”, u shpreh ai.
Shtuar më 18/06/2019, ora 15:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori