60 kg drogë, kapet mat shqiptari me të dashurën greke
Pëlqej
Policia greke vazhdon me aksionet për kapjen e lëndëve narkotike që vijnë nga Shqipëria.

Mediat vendase shkruajnë se gjatë ditës së sotme, një sasi prej më shumë se 60 kg hashash është sekuestruar nga policia greke.

Mësohet se lënda narkotike ishte e ndarë në 50 pako në çanta udhëtimi, ndërsa pesha totale e lëndës narkotike të papërpunuar, është 61 kg dhe 790 gram si dhe një revolver dhe 21 fishekë.

Në automjetin e bllokuar ishin dy persona, një 31 vjeçar shqiptar, shofer i mjetit dhe e dashura e tij greke, 31 vjeçe, të cilët u arrestuan dhe u dërguan në Prokurorinë e Kosturit. /albeu.com/
Shtuar më 12/02/2018, ora 16:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori