E FUNDIT/ Super super Kumbulla! Shqiptari realizon supergol me Romën (VIDEO)
6 vite nga zhdukja, akoma mister fati i biznesmenit vlonjat
Kanë kaluar vetëm 6 ditë nga zhdukja e biznesmenit nga Vlora Ardiano Jaho dhe ndihmësit Ariseld Maze.

Pavarësisht se policia ka nisur hetimet për t’i gjetur, akoma nuk ka asnjë sinjal për vendndodhjen e tyre.

Policia kufitare e Durrësit kërkoi ne zonën bregdetare për skafin e zhdukur duke pyetur edhe mjetet ne lundrim, por deri tani asnjë gjurmë nga mjeti lundrues nuk është vene re.

Në policinë e Durrësit nuk ka një denoncim zyrtar dhe për këtë arsye policia e Durrësit nuk ka nisur hetime.

Në këto kushte, krahas kërkimeve, policia e Vlorës zhvillon hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rendë thanë zyrtarisht drejtuesit e policisë së Durrësit.

Me gjithë angazhimin maksimal te strukturave të ndryshme për gjetjen e tyre, deri sot fati i tyre mbetet mister.

Deri dje kërkimet ishin fokusuar në drejtime të ndryshme nga toka, dhe deti, por rezultuan të dështuara.

As skafi dhe asnjë shenjë nga dy vlonjatët e zhdukur, të cilët dyshohet se kanë dalë në det në bregdetin e Durrësit me datën 4 korrik, shkruan BW.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton se në kushtet kur nuk ka asnjë shenjë të skafit dhe dy të zhdukurve, policia dyshon atë të mbytjes në det dhe të zhdukjes së qëllimtë të dy vlonjatëve. Ata nuk rezultojnë as te kenë hyrë dhe dalë nga porti i Durrësit. /albeu.com/
Shtuar më 10/07/2017, ora 12:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori