6 mujori i parë, bankat fitojnë 3.5 herë më shumë se vjet
Pëlqej
Bankat rezultojnë nder bizneset me fitimprurëse në Shqipëri. Të dhënat e fundit të shoqatës se bankave tregojnë se gjatë gjysmës së parë të këtij viti, sistemi bankar realizoi një fitim prej 5.4 miliardë lekësh. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, fitimi i bankave është rritur me 3.5 here.

Ekspertet e sistemit bankar shpjegojnë se rritja e fitimeve ka ardhur kryesisht si pasojë e stabilizimit të kredive me probleme, tregues qe ka arritur ne 24% dhe uljes drastike të shpenzimeve për provigjionë, të cilat janë ne nivelin me të ulët që prej vitit 2005.
Të dhënat e Shoqatës Shqiptare te Bankave kanë konstatuar se në gjysmën e parë të vitit, 12 banka deklaruan aktivitet me fitim, vetëm tre me humbje, ndërsa një prej tyre ende nuk i ka publikuar rezultatet e tremujorit të dytë.

Ndërsa janë tërhequr nga kreditimi i ekonomisë, bankat po vijojnë t’ i kanalizojnë kursimet e depozituesve në dy drejtime: letrat me vlerë të qeverisë dhe vendosjet në bankat e tjera jashtë vendit. Kjo ndodh në një kohë kur depozitat janë rritur, ndërkohë që normat e interesit të tyre kanë rënë ndjeshëm. Sipas të dhënave të shoqatës së bankave, në total, depozitat në sistemin bankar janë rritur me rreth 1.1% në fund të gjashtëmujorit të parë të këtij viti, në raport me fundin e 2013-s.

Duke pasur likuiditet, bankat e kane pasur me të lehtë të kreditojnë qeverinë nëpërmjet bonove te thesarit dhe obligacioneve, nisur edhe nga kërkesat e larta te ekzekutivit për financime sesa të kreditojnë bizneset dhe qytetaret, qe ne kushtet e ngadalëismit të ekonomisë janë me risk.
Ekspertet e ekonomisë kritikojnë Bankën e Shqipërisë për një situatë të tillë. Sipas tyre, duhet rritur roli mbikëqyrës i Bankës Qendrore dhe të merren masa që bankat të mos transferojnë fitimin dhe të kreditojnë ekonominë, në vend të qeverisë.

Bilanci i sistemit bankar

Fitimi ne 6 mujorin e parë 2014 5.4 mld lekë
Rritja vjetore e fitimit 3.5 herë
Shtuar më 19/08/2014, ora 22:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori