6 mjete të bllokuara në Maqellarë, shoferët: Po na mbaron karburanti (FOTO LAJM)

Një situatë mjaft e rënduar paraqitet në Maqellarë, ku 6 automjete kanë mbetur të bllokuara që prej mëngjesit të sotëm.

Drejtuesit kanë apeluar për ndihmë, ndërsa thonë se po u mbarohet karburanti.

Nga të dhënat paraprake mësohet se kanë ndërhyrë borëpastrueset, e ndërsa era shpërndan borën.

6 mjete janë ende të bllokuara tek Ura e Topojanit, raporton Portali "Albeu".

Për të parë nga afër situatën, drejt Maqellarës është nisur edhe Ministri i Transporteve. /albeu.com/

Shtuar më 06/01/2017, ora 16:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori