6 ditë para, rrezikohet seriozisht mbajtja e zgjedhjeve të dielën
Pëlqej
Kanë mbetur edhe gjashtë ditë deri në zgjedhjet e 25 qershorit, por ato rrezikohen seriozisht kësaj radhe pasi partitë politike nuk kanë dërguar emrat e komisionerëve në KQZ duke bllokuar kështu teknikisht procesin.

"Në 30 KZAZ s’janë sjellë propozime për komisionerë. Partitë politike të përmbushin detyrimet e tyre, na ndajnë vetëm 6 ditë nga zgjedhjet, kjo situatë është e pa tolerueshme"., - tha pak minuta më parë Drilona Hoxha, zëdhënësja e KQZ-së.
Shtuar më 19/06/2017, ora 14:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori