58 vjeçari në Korçë denoncon dhunën nga ish bashkëshortja
Një 58 vjeçar ka denoncuar dhunën e vazhdueshme psikologjike që ka ushtruar ish bashkëshortja e tij. Në lidhje me këtë situatë, në komisariatin e policisë Korçë u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për të.

Burime nga policia bëjnë me dije se shtetasi me inicialet P.I., banues në Pojan, ka thënë se ish bashkëshortja e tij, 50-vjeçarja E.I., në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet në lidhje me këtë ngjarje i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë. /albeu.com/
Shtuar më 28/04/2015, ora 09:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori