58-vjeçari lë me gojë hapur policët: Mes autostradës me sens të kundërt (VIDEO)
Policia Rrugore është mobilizuar në terren për të kapur dhe ndëshkuar shkelësit e rregullave rrugorë.

Por ndërkohë që policia po gjobit shofërët të cilët kapen në parregullsi të vogla, një shtetas nga Kavaja ka lënë me gojë hapur policët.

Shtetasi me inicialet A.M., po udhëtonte me mjetin e tij në sens të kundër në rrugën Kavajë-Lushnjë.

Burime zyrtare nga policia thanë se 58-vjeçari është ndëshkuar me dy vjet pezullim të lejes së drejtimit si dhe me 10.000 lekë gjobë.

“Qarkulloi me automjet në senskundërtrrugën interurbane, kapet dhe ndëshkohet nga Policia Rrugore

Policia Rrugore ndëshkon 58 vjeçarin A. M., nga Kavaja i cili qarkullonte me automjet në rrugën interurbane Kavajë-Lushnje në senskundërt.

Pamjet flasin vetë, skanë nevojë për koment, papërgjegjshmëri që vret jetën. Policia Rrugore e ndëshkoi drejtuesin e mjetit duke e dërguar në OASH, ( 2 vjet pezullim Leje Drejtimi dhe 10.000 lekë gjobë).

Policia e Shtetit falënderon median dhe qyetarët që të denoncojnë çdo shkelje të qarkullimit rrugor, duke kontribuuar në rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.

#mosrespektimiirregullavetekushtonshtrenjte", thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit në Facebook. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2018, ora 09:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori