57 vjeçari tenton t'i japë fund jetës pasi dyshonte se ishte infektuar me koronavirus
Një burrë i cili dyshonte se ishte infektuar nga koronavirusi ka tentuar që t’i japë fund jetës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë natës së kaluar në Tiranë.

Bëhet fjalë për një 57-vjeçar i cili ka prerë damarët në banesën e tij.

Mësohet se shtetasi R. Sh. fatmirësisht ka shpëtuar dhe aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

I pyetur nga policia, ai ka deklaruar se veprimin e ka kryer në momente depresive, pasi dyshonte se ishte infektuar me Covid-19.
Shtuar më 02/12/2020, ora 11:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori