Organet e drejtësisë “përplasen” për “fatin” e Alqi Bllakos, SPAK kërkon një tjetër masë sigurie, GJKKO e refuzon

Prokuroria e Posaçme ka  kërkuar masë të dytë sigurie ndaj Alqi Bllakos, për inceneratorin e Elbasanit. Sipas burimeve kofidenciale ,SPAK i është drejtuar gjykatës me kërkesë për një masë siguri ndaj Bllakos, 2 javë më parë, por gjykata e ka refuzuar kërkesën e SPAK.

Megjithatë, SPAK  e ka ankimuar këtë vendim, duke ju drejtuar Apelit të Posaçëm për miratimin e kësaj kërkesë dhe caktimin e ‘arrestit me burg’ ndaj Bllakos, për akuzën e korrupsionit. Shqyrtimi i kësaj kërkesë është shtyrë për nesër dhe Apeli do dalë me një vendim nëse do miratoj kërkesën e SPAK për një masë më të butë sigurie apo jo ndaj Bllakos.

Hetimet e SPAK për inceneratorin e Elbasanit kanë rënduar pozitat e ish deputetit Aqi Bllako, ku përveç akuzës së ‘shpërdorimit të detyrë’, kryer në bashkëpunim, prokuroria e Posaçme ka ngritur ndaj tij edhe akuzën e ‘korrupsionit’  Burime për ABC bëjnë me dije se pas sekuestrimit të kompjuterit të ish deputetit pas marrjes së tij si i pandehur, janë gjendur prova që e implikojnë atë në korrupsion të zyrtarëve të lartë.

Sipas SPAK Alqi Bllako ka shkëmbyer e-maile  nga adresa e tij private me administratorin e kompanisë  “Alb tek energy”, Klodian Zoton duke e informuar këtë të fundit mbi  procedurën e dhënies me koncension të Inceneratorit të Elbasanit.  Referuar dosjes ai i përcillte Zotos, e-mailet  e zyrtarëve të ministrisë së mjedisit mbi proceduratë që duhet të ndiqte  për të fituar të drejtën e ndërtimit të Inceneratorit të Elbasanit. Referuar hetimeve të kryera këto kontakte janë mbajtur në kohën që Bllako ushtronte detyrën e sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit dhe  prokuroria ka dyshime se ish-depuetit të ketë paracaktuar garën duke shpallur fituese kompaninë që  përfaqësohej nga Zoto.


Shtuar 23.11.2022 12:06