Valixhe e dyshimtë në Tiranë, alarmohen qytetarët

Një valixhe e dyshimtë është konstatuar në kryeqytet në Rr. e Kavajës, teksa qytetarët janë alarmuar, ndërsa policia ka rrethuar menjëherë zonën.

Valixhja ngjyrë kafe është konstatuar rreth orës 12:20 në mesin e një kompleksi pallatesh.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Në orën 12:20, në Rrugën e Kavajës, në afërsi të një kompleksi pallatesh, është konstatuar një valixhe ngjyrë kafe.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave./albeu.com