53-vjeçari në Fier qëllohet dy herë me armë në gjoks
Një 53 vjecar është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Patos të Fierit.

I plagosuri me iniciale E.F ka shkuar me makinën e tij në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Sipas informacioneve paraprake ai është qëlluar me armë zjarri në kraharor dhe ka marrë dy plagë. Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes si dhe autorët, ndërsa policia ka nisur hetimet.

“Sot rreth orës 21:30, shtetasi E.F, 52 vjeç, banues në Patos, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje”- thuhet në njoftimin e policisë. /albeu.com/
Shtuar më 15/02/2019, ora 22:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori