Merkatoja në Turqi ende e hapur, Galatasaray tenton yllin e Barcelonës

Memphis Depay, për momentin ka mbetur te Barcelona, duke lëshuar edhe një deklaratë në të cilën sulmuesi shpjegoi synimin e tij për të vazhduar te katalanasit.

Por Galatasaray nuk dorëzohet, ata po kërkojnë një sulmues 9-të me peshë të madhe si holandezi dhe përveç kësaj, ata gjithashtu janë në kontakte me PSG për Mauro Icardi.

Klubi turk është gati të hapë negociatat me Barcelonën për të kërkuar informacionet e duhura për shërbimet e sulmuesit holandez./ h.ll/albeu.com


Shtuar 3.09.2022 12:32