52 vjeçari merret në mbrojtje nga policia, djali ushtronte dhunë mbi të
Nga ana e Seksionit për Krimet ka nisur proçedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin me inicialet A.K, 26 vjeç, banues në Berat.

Policia bën me dije se ky shtetas, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait të tij, shtetasit Z.K, 52 vjeç, banues në Berat, ndaj të cilit u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhritmbrojtjes së menjëhershëm.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Dhuna në familje”. /albeu.com/
Shtuar më 08/01/2016, ora 12:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori