52 kg kanabis sekuestrohen në Shkodër, autorët në kërkim
Blutë e Shkodrës kanë sekuestruar 52 kg kanabis ndërsa autorët janë shpallur në kërkim. Uniformat blu kanë bërë të mundur sekuestrimin e mbi 52 kg lënde narkotike të llojit kanabis dhe një armë zjarri tip pistoletë në kufirin e gjelbërt me Malin e Zi, në vendin e quajtur “Stare”.

Dy personat po tentonin të kalonin kufirin me lëndën narkotike për në Mal të Zi, duke shfrytëzuar një terren të thyer malor. Ata kanë mundur t’i shpëtojnë ndjekjes së policisë, duke braktisur thesin e mbushur me kanabis dhe armën e zjarrit. /albeu.com/


Shtuar më 04/06/2016, ora 17:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori