51 viktima, PD ka 5 pyetje të rëndësishme për Ramën
Sekretari i përgjitshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me tërmetin e 26 nëntorit i cili i mori jetën 51 personave.

Brdhi ka ngritur ndaj qeverisë 5 pyetje për të cilat thotë se është dita që sot të zbardhen dhe sqarohen para gjithë shqiptarëve.

Deklarata e plotë
Është fakt se Qeveria nuk mori asnjë masë konkrete pas tërmetit të 21 Shtatorit për t’u ardhur në ndihmë njerëzve me banesa të dëmtuara, ku 24 banorë humbën jetën më 26 Nëntor.

Sot, është dita të zbardhen dhe te sqarohen një herë e mirë para gjithë shqiptarëve këto 5 pikepyetje:

A u verifikuan pallatet në Thumanë pas tërmetit të 21 Shtatorit?
2. Kush janë ekspertët që u angazhuan dhe çfarë vlerësimi bënë ata?
3. A u lajmëruan banorët për gjetjet e ekspertimit?
4. Nëse godinat ishin vlerësuar si të rrezikshme, çfarë masash u morën për strehimin e banorëve?
5. Kush lejoi futjen e banorëve në pallatet e shembura në 26 Nëntor?
Qeveria ka detyrimin të sqarojë pa vonesë opinionin publik, ndërsa prokuroria ka përgjegjësinë ligjore të hetojë për të nxjerrë përgjegjësit për humbjen e jetëve të 24 qytetarëve në dy pallatet e dëmtuara në Thumanë.


Shtuar më 05/12/2019, ora 11:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori