Tërmeti i 26 nëntorit në 2019 mori 51 jetë në Shqipëri.
Por sot kush është pas
hekurave për këtë fatkeqsi që nuk u kursyen as nëna, as fëmijë, as baballarë dhe prindër?
Duket se të vetmit që janë arrestuar janë ata që pas tërmetit nisën të përfitojnë nga tragjedia dhe të vjedhin para në kuadër të kauzës shkruan albeu.com. Por arrestime të vërteta? Për tragjedinë e paralajmëruar në pallatet e Thumanës? Për inxhinierë, arkitektë, biznesmenë, nënëpunës shtetërorë që të etur për para nuk kursyen as jetët e njerëzve?
Po për një shtet që u paralajmërua nga
tërmeti i 21 shtatorit dhe prapë mbylli sytë pa mbajtur për një herë të vetme përgjegjësinë?
Kush është sot pas
hekurave për viktimat që nuk vdiqën nga
tërmeti, por papërgjegjshmëria?
Sigurisht pas tërmetit, kryeministri dhe qeveria u përbetua se do të mbanin përgjegjësi, por gjatë rrugës firuan edhe fjalimet gjithë agresivitet dhe bindje.
Ama gjyqet nuk ishin asgjë më shumë se flluska sapuni, emra të parëndësishëm dhe asgjë konkrete.
Sot 51 frymë janë nën tokë, ndërsa mbi tokë vazhdon padrejtësia! /albeu.com/
Shtuar më 26/11/2020,
ora 09:47