51 deputetë firmosin shkarkimin e kryeinspektores së ILDKP
Deputetët e mazhorancës kërkojnë shkarkimin e kryeinspektores së ILDKP, Zana Xhuka. Rreth 51 deputeë kanë
kanë firmosuar sot kërkesën për shkarkimin e saj ndërsa të martën Xhuka do të njihet me kërkesën e 51 deputetëve.

Sipas deputetëve të mazhorancës hartues të raportit, emërimi i Xhukës në postin e kryesinspektores është bërë në kundërshtim me ligjin, pasi Xhuka nuk përmbush kriteret e përcaktuara në nenin 12, që sanksionojnë se kreu i ILDKP duhet të ketë arsim të lartë si ekonomist financier ose jurist. /albeu.com/
Shtuar më 14/02/2014, ora 14:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori