50 mijë euro gjobë dhe 3 të arrestuar, shkatërrohet biznesmeni në Durrës
Policia ka vënën në pranga 3 persona njëri prej tyre me rrezikshmëri të lartë në fushën e krimeve ndaj personit.

Gjithashtu janë sekuestruar 5000 euro, e paguar si kësti i radhës nga biznesmeni, 3 aparate celulare dhe 1 automjet.

Policia arrestoi shtetasit L. Z., 45 vjeç, banues në Fushë Krujë, me rrezikshmëri të lartë në fushën e krimeve ndaj personit, E. Sh., 26 vjeç, banues në Krujë, K. E., 40 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës.

Arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri - tjetrin me anë të kanosjes dhe dhunës, kanë shtrënguar për dhënien e një pasurie prej 50 000 eurosh, shtetasin N. L., banues në Durrës.

Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë ", në bashkëpunim.

Shtuar më 31/07/2019, ora 10:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori