Qindra mina antitank dhe municion, momenti kur ukrainasit hedhin në erë arsenalin e rusëve (VIDEO)

Pamjet e filmuara nga ajri, shfaq shpërthimin masiv dhe tymin e zi që ngritet në qiell, si pasojë e luftimeve të ashpra që po zhvillohen mes forcave ukrainase dhe atyre ruse.

Batalioni i 109-të i forcave të armatosura të Ukrainës, kanë realizuar një aksion në të cilin i shkaktuan humbje të mëdha forcave pushtuese. Ata kishin vërejtur përmes dronit qindra mina antitank dhe municion, që e kishin grumbulluar rusët në një fushë të gjelbëruar, duke pritur që më pas t’i shpërndajnë.

Por ky mision i tyre dështoi, pasi dronët e këtij batalioni i hodhën në erë, dhe shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa që krijoi gropa të thella në vendin ku ndodhi shpërthimi. Në videon e publikuar më poshtë, shihen minat antitank si dhe municion të kalibrit të ndryshëm, dhe momenti kur ato hidhen në erë nga ukrainasit.

Kjo nuk është hera e parë që ukrainasit hedhin në erë municionin e ushtrisë ruse. Madje shumë prej armëve po ua konfiskojnë, pasi rusët po largohen me shpejtësi dhe pas vetes po lënë artileri dhe armë të kalibrit të ndryshëm.