500 milionë, apartamente, makina luksoze...ja pasuria e prokurorit të arrestuar
Prokurori i prangosur dje, disponon një pasuri të konsiderueshme, ku të deklaruara ka tre shtëpi dhe depozita 50 milionë lekë. Pas një karriere të gjatë në prokurori, Haxhi Giu ka bërë deklarimet e rregullta të pasurisë, ndërsa bie në sy fakti se zotëron prona dhe vlera monetare.

Në deklaratën e fundit të pasurisë tek ILDKP, prokurori Haxhi Giu ka evidentuar se disponon llogari e depozita bankare rreth 50 milionë lekë të rinj. Prokurori i arrestuar mësohet se ka deklaruar që ka në pronësi të tij dy apartamente me sipërfaqe të konsiderueshme, një banesë private 4 katëshe dhe depozita bankare, shkruan "Panorama".

Edhe automjeti që kishte në përdorim prokurori Haxhi Giu, në momentin e arrestimit përllogaritet të ketë një vlerë të konsiderueshme 20-25 mijë euro. ILDKP nuk dispononte të dhëna për automjetin, ndërsa për pasuritë e tjera në emër të tij mësohet se Haxhi Giu i ka deklaruar vitet e fundit, duke evidentuar edhe burimin e tyre. Pas arrestimit me akuzën e "korrupsionit", pritet që prokurorit të Krujës t’i hetohet edhe pasuria. /albeu.com/
Shtuar më 03/12/2015, ora 10:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori