Bien lehtë rastet me Covid-19 në Kosovë, sot një vdekje

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 26 raste të reja me Covid-19 dhe një vdekje. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë shëruar 40 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.786. Në total numri i rasteve aktive është 576.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 249 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.822.352 doza të vaksinës. Deri më sot 820.520 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./albeu.com


Shtuar 1.04.2022 15:27