50-vjetori i "Ismail Qemalit", Berisha: Arsimi, përparësia e të gjitha përparësive
Kryeministri Berisha ka marr pjesë sot në 50-vjetorin e shkollës së mesme "Ismail Qemali" në kryeqytet. Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se qeveria po bën gjithçka që shoqëria shqiptare të jetë shoqëri e bazuar në shkollë e në dije ndërsa shtoi se mbeti i impresionuar nga hartat e vizituara në korridoret e shkollës.


"Ky 100-vjetor i pavarësisë është njëkohësisht një kujtesë për të gjithë shqiptarët që trojet e tyre etnike duan të jenë territore në ndërgjegjen kombëtare të çdo shqiptari. Kur u shpall pavarësia nisi procesi i ndarjes së trojeve shqiptare, sot shqiptarët janë të lirë, dhe do të bëjmë gjithçka të bashkohemi njeri me tjetrin dhe të realizojmë në Europë ëndrrën tonë më të bukur, ëndrrën e bashkimit kombëtar. Në këtë përpjekjen tonën ne besojmë se investimi në mendjet tuaja është investimi më i mirë, më i rëndësishëm për të ardhmen tuaj dhe të ardhmen e shoqërisë shqiptare. Për qeverinë arsimi ka qenë dhe mbetet përparësi e të gjitha përparësive. Në mbarë vendin ne kemi ndërtuar dhe rindërtuar 1300 shkolla", u shpreh kryeministri. /albeu.com/
Shtuar më 22/11/2012, ora 10:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori