Një burrë nga Shijaku është denoncuar nga tri vajza të moshës 30-
vjeçare në polici pasi i shqetësonte përmes celularit dhe rrjeteve sociale.
Pasi arrinte t’u gjente numrat dhe adresat e kontaktit, 50 vjecari me iniciale K.K. i ofendonte rëndë duke përdorur fjalor banal.
Në njoftimin e policisë thuhet:
Shtetasi K.K., vjeç 50 banues në
Shijak, akuzohet se nëpërmjet rrjetit social dhe telefonit ka dërguar mesazhe denigruese e fyese ndaj
shtetases V.H, vjeç 32,
banuese në Durrës; ndaj
shtetases M.L. vjeç 31,
banuese në Durrës dhe ndaj
shtetases K.K. vjeç 28,
banuese në
Shijak. /albeu.com/
Shtuar më 07/03/2018,
ora 14:48