50 milionë euro kokainë, Sandër Pemës i kanë shkruar këngë: Nuk i trembet syri! (VIDEO)
Ditën e sotme Policia Greke ka sekuestruar plot 1.2 ton kokainë në Greqi, lëndë narkotike e cila vinte nga Karaibet.

Kreu i grupit të rrezikshëm që ka trafikuar këtë sasi rekord të lëndës narkotike, kokainë është shqiptari Aleksandër Pema, i njohur për drejtësinë greke.

Aleksandër Pema njihet si një person me precedente penal në Greqi ku është dënuar edhe më përpara për vepra të ndryshme.

Pema si duket është shumë i njohur për shqiptarët e Greqisë pasi atij i janë kushtuar edhe këngë, sic mund t'a dëgjoni në videon e bashkëngjitur lajmit.

“O i vdekur o plumbin në ballë. Nuk i trembet syri, por vetëm i loton për shokët që kanë vdekur,”- thuhet ndër të tjera në tekstin e këngës në fjalë.

Sandër Pema është arrestuar dy vite më parë si pjesë e bandës së Jurgen Mollës, bashkë me cilin trafikonin kokainë nga Shqipëria e Greqi drejt Turqisë.

Ai njihet edhe si miku i Marian Kolajt, të cilin efektivët grekë ia vranë para syve, teksa arratisej nga burgu. /albeu.com/


Shtuar më 25/01/2020, ora 21:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori