Shtyhet për në shtator zgjedhja e Avokatit të Popullit

Gjatë ditëve të fundit Komisioni i Ligjeve bëri dëgjesë edhe me kandidatët për postin e Avokatit të Popullit, ndërsa sot është marrë vendimi që zgjedhja e tij të bëhet në muajin shtator.

Ishin 19 emra, nga lista paraprake me 20 kandidatë që shpalosën platformat e tyre, përpara deputetëve të Kuvendit, pasi Olta Aliaj ka tërhequr kandidaturën pak minuta para nisjes së seancës.

Mes 20 kandidatëve që kishin depozituar më herët CV-të në Kuvend janë aktivisti i të drejtave dhe lirive të njeriut, Besim Ndregjoni, ish-ministri i Drejtësisë, Ilir Rusmaili, ish-kryetarja e KQZ-së, Lefterije Luzi, ish-deputeti i PD-së, Sali Shehu etj.