Ndeshja Napoli-Inter/ Prefekti ndalon tifozët, arsyeja është rreziku i dhunës

Prefekti i Napolit, Claudio Palomba, duke pasur parasysh përcaktimin e Komitetit të Analizës për Sigurinë e Ngjarjeve Sportive më 3 shkurt për ndeshjen Napoli-Inter të planifikuar të shtunën më 12 shkurt në stadiumin Maradona, theksoi rrezikun që lidhet me rivalitetin e fortë mes tifozëve, edhe në situatën e ngjarjeve të rënda që ndohën gjatë ndeshjes së luajtur në Milano më 26 dhjetor 2018.

Ai miratoi ndalimin e shitjeve të biletave për banorët në rajonin e Lombardisë, edhe nëse ishin të regjistruar.

“Banorët në Lombardi që mbajnë kartat e besnikërisë “SSC Napoli”, janë të përjashtuar nga stadiumi”, theksoi ai./ h.ll/albeu.com


Shtuar 4.02.2022 20:26