5 vjeçari shqiptar me super fuqi (VIDEO)

“Njihuni me 5-vjeçarin magnet,” kështu kanë shkruar mediat amerikane për djalin me origjinë shqiptare që mendohet të ketë veti magnetike.

Erman Deli zbuloi vetitë e tij magnetike, teksa po shihte televizor dhe vendosi një lugë në kraharor.

Tani Erman mund të fiksojë monedha, pirunj madje dhe telefona në trupin e tij.

Një doktor shpjegoi se Erman është plotësisht i shëndetshëm dhe nuk ka një shpjegim për aftësinë e tij.

Mbase ka atë personalitetin magnetik!” ka shpjeguar NY Post aftësitë e vogëlushit.

Komentuesit kanë patur reagime të shumta, një pjesë e mirë e të cilëve mendonin se bëhej fjalë për ‘djersë të ngjitshme’, që fikson trupat metalikë pas trupit.
Shtuar më 05/08/2018, ora 19:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori